Hungaria i del krah Serbisë: Nuk është e drejtë që Kosova të jetë kusht që Beogradi të hyjë në BE

schedule23:09 - 31 Tetor, 2020

schedule 23:09 - 31 Tetor, 2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto deklaroi se nuk është e drejtë që zgjidhja e çështjes së Kosovës të jetë një parakusht që Serbia të bashkohet me BE-në ose të përshpejtojë integrimin e saj.

Nuk është e drejtë që ajo të jetë një parakusht dhe ne nuk duhet të jemi të tillë,” i tha Sijarto TV Prva, raporton Ekspres.

Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, është shprehur i kënaqur me mënyrën në të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç merr parasysh mendimin e hungarezëve.

“Qasja dhe pikëpamja e Vuçiç për të ardhmen janë një themel i rëndësishëm në bashkëpunimin e mirë që kemi” tha Sijarto. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!