Aktori i mirënjohur i humorit, Bes Kallaku icili së fundmi i është bashkuar ABC-së në spektaklin e ri të humorit “Kosherja” foli ndër të tjera për imitimet e figurave të njohurave politike. Aktori i humorit gëzon një raport mjaft të mirë me Presidentin Ilir Meta, gjë që e ka vënë shpeshherë në pah përmes postimeve në rrjete sociale.
Gazetari Enkel Demi iu drejtua me pyetjen se çfarë i ka dhënë presidenti lidhur me imitimin e bashkëshortes së tij. “Ai është aq sportiv. Kisha vetëm frikën që po vinte me më thënë përjashta“, tha me humor Besi. Ai shtoi se portretizimi i figurave politike nëpërmjet humorit është një mënyrë për të thënë të vërtetën.
“Në fund të fundit, humori është opozitë e përjetshme me çdo lloj pushteti dhe politikani, kështu që humori përveç kësaj, tregon të vërtetat në një farë mënyre. Mbi të gjitha është humor dhe duhet shijuar si i tillë. Dhe ai me të cilin t’i merresh, imiton duhet shijuar si humor.”, tha ai./abcnews.al