“Humor shkodran”, Luçi: “President” që s’e lënë të futet në stadium, ja nga vjen kjo

schedule17:37 - 14 Nëntor, 2020

schedule 17:37 - 14 Nëntor, 2020

Roland Luçi është një emër i njohur i futbollit shkodran. 60-vjeçari ka luajtur si sulmues me ekipin shkodran dhe kombëtaren e Shqipërisë, teksa drejtoi si trajner kuqeblutë në 12 ndeshje gjatë periudhës shtator-dhjetor 2009.

Shpeshherë reagon, analizon dhe kritikon ngjarjet e çuditshme që ndodhin në futbollin shqiptar. Një e tillë ndodhi dje, para se të fillonte takimi Vllaznia-Elbasani (8-0) për raundin e 1/8 të Kupës së Shqipërisë.

  1. LEXO EDHE: Xixa te Vllaznia, sponsori Xhaferi debaton ashpër me administratorin e ri

Sponsori i ri i klubit shkodran, Alban Xhaferri nuk e kishte emrin në listën e personave që lejoheshin të futeshin në “Loro Boriçi” dhe policia bashkiake e pengoi. Aty ndodhej edhe administratori i klubit shkodran, Benjamin Naku. Ky i fundit nuk reagoi aspak dhe mes dy drejtuesve të klubit shkodran nisi një debat i ashpër.

Problemi është se Xhaferri nuk është president, por vendos për shumëçka në ekip, arrin e shkon deri në një takim “presidentësh” të ngjashëm dhe aty vendosin bile dhe për bojkotimin e kampionatit, por mbas pak javësh nuk e lanë as me hy në stadiumin ku ai vetë është “president”!

 

Postimi i Luçit

Këto janë ato anomalitete dhe handikapet e lojërave të tilla bashki-sponsor ku pozicionet, detyrat e të drejtat nuk përcaktohen saktësisht sipas ligjit (gjithsesi i mangët), por me tahmi dhe bile me tendence mashtrimi reciprok.

Kam pas shkruar për këtë temë kur Xhaferri u vetëofrua si sponsor te Vllaznia, e finalizuar kjo me një kontratë abstrakte e jo transparente me Kryetaren e Bashkisë. Bile paralajmërova dhe “keqkuptimet” që do të pasonin, por nuk kisha si të isha aq fallxhor sa të parashikoja se një dite te bukur s’do e linin as të hynte në stadium!“, shkruan Luçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!