Hummels: Kam luajtur me Kroos e Gotze, por Moukoko është një ndër më të mirët

schedule12:37 - 5 Janar, 2021

schedule 12:37 - 5 Janar, 2021

Youssoufa Moukoko në nëntorin e vitit të shkuar u bë debutuesi më i ri në historinë e Bundesliga, kur hyri në fushë për Borussia Dortmund një ditë pasi kishte mbushur 16 vjeç.

Më pas në dhjetor talenti kamerunas u bë golashënuesi më i ri në historinë e Bundesliga kur arriti t’i shënojë Union Berlin në një humbje 2-1 për verdhezinjtë.

 

Kapiteni i ekipit, Matts Hummels tregon për mediet gjermane se ka luajtur me disa yje të futbollit botëror kur ishin në moshën e Moukoko, por e rendit talentin në më të mirët, që ka parë në atë moshë.

“Youssoufa tashmë është vërtet i mirë. Unë kam luajtur me Toni Kroos, Mario Gotze dhe Christian Pulisic kur ishin 16 ose 17 vjeç dhe Moukoko është padyshim një nga lojtarët më të mirë me të cilin kam luajtur në atë moshë.

Kur shikoj si Erling Haaland, Jude Bellingham dhe Youssoufa Moukoko, ata janë të gjithë lojtarë të rinj me shumë vendosmëri, të cilët dinë se çfarë duhet për të fituar në fushë”, u shpreh ylli i Dortmund. /abcnews.al