Humbje peshe të menjëhershme për mediat sociale? Instruktorja: U ka rënë të fikët në palestër

schedule18:00 - 7 Qershor, 2021

schedule 18:00 - 7 Qershor, 2021

Këtë të hënë në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuara Kilda Hysenbegasi, Denisa Kulemani dhe Alma Kulli të cilat treguan për eksperiencat e tyre me kujdesin ndaj vetes dhe regjimeve ushqimore para plazhit. Alma duke qenë edhe eksperte fitnesi tregoi se shpesh ka klientë që i thonë se kanë vetëm 3 javë për të pasur një trup me forma të rregullta për sezonin e plazhit.   Ajo tregoi se ndodh që klientët nuk janë të sinqertë kur i tregojnë pr dietat që ato mbajnë. Duket qe për të pasur një trup të rregullt gjithë sekreti është tek regjimi dhe jo tek dietat. Kështu pohuan edhe Alma, Denisa dhe Kilda që e kishte provuar regjimin nga i cili kishte përfituar rezultate.

“Duhet ti hyjnë një regjimi dhe jo diete. Nëse kërkon dobësim të shpejtë do të kishte lodhje trupore, muskulare dhe do ndjente një debulesë trupi që do i binte të fikët. Ka raste që ka ndodhur për shkak se nuk tregojnë. Na ka ndodhur që u ka rënë të fikët në palestër”.

Ajo tha më tej se i ndodh shpesh që të refuzojë kërkesa për dobësim në kohë të shkurtër nga vajzat. Denisa, vajza që përfaqëson Shqipërinë në kompeticionet e bukurisë, u shpreh se dikur ka pasur 10 kilogramë më shumë dhe kur e tregon askush nuk e beson.

“Unë e kam metabolizimin shumë të shpejtë për pjesën e djegieve, por kam 4 vite që mundohem ta mbaj trupin. Pjesa më e madhe e vajzave duan të bëhen me trup perfekt në kohë të shpejtë”.

Kilda është një nga personazhet që ka humbur plot 15 kilogramë, dhe shpesh e kishte siklet kur vinte koha e plazhit ndaj me vendosmëri dhe dietë të rregullt, sidomos në orare, arriti ti humbte.

“Regjimi ka qenë gjëja më e thjeshtë krahasuar me dietat drastike që mbaja, ku rrija gjithë ditën me 3 qofte apo vetëm sallatë jeshile. Me regjimin unë rregullova mënyrën e ushqimit, oraret e ushqimit”, shtoi Kilda.

Instagrami? Ka sekrete për foto bombastike? Vajzat demonstrojnë gjithçka në program, ndaj mos humbisni videot e plota në Youtube./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!