PSG pësoi një humbje të papritur kundër Dijon. Vendasit përmbysën golin e Mbappe dhe siguruan një fitore të madhe përballë kampionëve. Thomas Tuchel analizoi disfatën, duke zbuluar se ku gaboi ekipi i tij.
Trajneri i PSG-së ndalet edhe te rivaliteti Icardi-Cavani. “El Matador” është rikthyer, por argjentinasi po kalon një formë fantastike dhe trajneri gjerman e ka të pamundur që të ulë në stol ish-sulmuesin e Interit.
DISFATA – “Na mungoi saktësia dhe ritmi i duhur. Ishim shumë pasivë në pjesën e parë, si në mbrojtje dhe në sulm. Nuk luajtëm si skuadër. Duhet të fitojmë gjithmonë, por ndikuan edhe 6 mungesat që kishim. Nuk më pëlqen kurrë të humbas”.
CAVANI – “Nuk ka asnjë problem në lidhje me rivalitetin Icardi-Cavani. Zgjidhjet i bëj unë, Cavani ka qenë titullar më parë, por tani e meriton të jetë titullar ai që ka luajtur gjatë kësaj periudhe. Nuk mund të ul në stol një futbollist që është në formë dhe shënon gola”, përfundon Thomas Tuchel. /abcnews.al