Humbja turpëruese e United, Evra: Jam kundër dhunës, por duhen kapur në shpulla

schedule23:18 - 4 Tetor, 2020

schedule 23:18 - 4 Tetor, 2020

Manchester United humbi sot me rezultatin 1-6 kundër Tottenham Hotspur, duke u turpëruar në “Old Trafford” nga një armik i vjetër, Jose Mourinho. Në studion e SkySport pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i United, Patrice Evra, mori vëmendjen e të gjithëve me deklaratën e tij bombë.

“Alexis Sanchez dha një deklaratë pak ditë më parë, që tha se pas një seance stërvitore, donte të largohej nga Manchester United. Unë e dua atë klub, por duke qenë se Sky nuk më lejon të përdor fjalë jashtë etike, po paraqes dorëheqjen time këtu.

Nuk dua të komentoj për Manchester United, me jepni një ndeshje tjetër për të komentuar. Jam shumë emocional tani. Në përgjithësi, jam tip pozitiv, por këtu nuk mban më. Nuk mund të funksionojnë kështu gjërat te Manchester United.

Ole (Solskjaer) është thjesht një kukull që udhëhiqet nga lart, kush janë ata që e bëjnë merkaton? Duan Sanchon, pse nuk e marrin? Është njësoj si të blesh një makinë me “X” çmim, dhe ti të bësh shumë oferta më të ulëta? Çfarë vlerë ka?

Gary Neville thotë se Maguire duhet të ketë një partner të zotin në qendër të mbrojtjes? Por pse nuk shikohet vetë Maguire? Duhet lënë në stol. Jam njeri kundër dhunës, por tek United, të gjithë duhen kapur me shpulla!”, u shpreh Evra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!