Manchester City u ndal në momentin më të mirë dhe në ndeshjen që nuk duhej. Ekipi i Pep Guardiolës humbi 0-2 derbin përballë Manchester United, duke i dhënë fund ecurisë fantastike prej 21 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet.
Pep Guardiola e merr me sportivitet disfatën e sotme. Trajneri spanjoll uron kundërshtarët për fitoren në prononcimin për mediat, vlerëson lojën e djemve të tij, teksa City vijon të kryesojë Premier League me 11 pikë më shumë se United i vendit të dytë.
“Si fillim dua të uroj Manchester United për fitoren. Mungojnë edhe dhjetë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe tani vjen pjesa më e rëndësishme. Do të synojmë te fitojmë sa më shumë ndeshje për t’u shpallur kampionë. Kundër West Ham luajtëm shumë, shumë më keq sesa sot.
Nuk e merituam fitoren ndaj tyre, ashtu siç nuk e meritonim të humbitnim në derbi. Nuk u treguam të aftë përpara portës kundërshtare. Sulmuesit tanë nuk ishin brilant sot, por një gjë e tillë është normale në futboll, ndodh“, deklaroi trajneri spanjoll. /abcnews.al