Humbja ndaj Bylysit fatale, Emiljano Çela “braktis” stolin e Flamurtarit

schedule12:16 - 27 Nëntor, 2023

schedule 12:16 - 27 Nëntor, 2023

Prej 4 sezonesh tashmë, klubi “legjendar” i Flamurtarit endet në kategoritë e ulta të futbollit shqiptar, me vlonjatët që ende nuk po gjejnë frymën e duhur të grupit dhe harmoninë brenda skuadrës, për të kthyer klubin në ditët e tij të lavdishme, në elitën e futbollit shqiptar.

Ky sezon dukej si sezoni i rikthimit, mirëpo humbja e së dielës, 2 me 0, ndaj “ballshiotëve”, të Bylisit, duket se ka tronditur jo pak drejtuesit e klubit, por edhe vetë trajnerin, Emiljano Çela, me këtë të fundit, që këtë të hënë, pas një diskutimi me bordin kanë vendosur që të ndërprejnë bashkëpunimin, duke i lënë kështu vlonjatët pa një udhëheqës në pankinë.

Njoftimi u bë me dijë nga vetë klubi, me këta të fundit, që bënë gjithçka publike me anë të një njoftimi të shpërndarë në profilin e tyre zyrtare, në rrjetin social, Facebook dhe jo vetëm, pasi perveç lojtarëve, klubi i “tërheq veshin” edhe tre protagonistëve të skuadrës, kapitënit Denis Pjeshka, zëvendës kapitenit, Behar Ramadani,si dhe “bomberit”, Alexandro Di Estefano, për gjeste të pahijshme sportive. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i plotë i klubit:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!