Pesë golat e pësuar kundër Laçit kanë tërbuar çdo tifoz të Dinamos. Në rrjetet sociale të 18-herë kampionëve të vendit ka pasur komente nga më të ndryshmet.
Si njerëz që e duan Dinamon, shumë prej tyre nuk kursehen ndaj trajnerit dhe drejtuesve. Ultrasit më pas janë të prerë.
“Blue Boys” kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Në rrjetet sociale ata kanë postuar:
“Në emër të çdo tifozi të Dinamos kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit, në rast të kundërt e marrim vetë situatën në dorë”. / abcnews.al