Humbja e PD-së në zgjedhje, Nesho: Qytetarët s’kanë besim në politikë, Vangjeli: Basha, Berisha aleat të Ramës

schedule22:10 - 7 Mars, 2022

schedule 22:10 - 7 Mars, 2022

Teksa komentoi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ambasadori Agim Nesho tha në emisionin “Log” në ABC se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje tregon mosbesimin e tyre në politikë.
Megjithatë ai pohon se në pesë muaj Sali Berisha arriti të provojë se është një figurë frymëzuese për demokratët.

“Mos pjesëmarrja tregon se njerëzit nuk kanë besim. Ka tërheqje se nuk mund të ndryshojnë këtë realitet. PD me Bashën bashkëpunoi për të zgjatur qenien e saj në pushtet duke u bërë pjesë e qeverisjes së Ramës.
Berisha për 5 muaj provoi dhe elektorati i PD beson te ai se është një figurë frymëzuese dhe një njeri që nuk stepet. Dështimi i PD dhe është se e bazoi çështjen e saj sepse tha o votoni për ne o votoni për ata që janë non grata që nuk i do Amerika”, u shpreh Agim Nesho.

Ndërkohë analisti, Lorenc Vangjeli pohon se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë dy aleat të ngushtë të Edi Ramës. Vangjeli tha se Berisha është ofruar ta ndihmojë Ramën edhe në këto zgjedhje për hir të urrjetjes dhe se Rama kishte përballë një opozitë të frustruar.

Rama është humbës. Dy B-të e PD janë aleat më të ngushtë të Ramës edhe se dy B-të e PS-së. Basha dhe Berisha janë aleat të Rames më shumë herë se Balla.

Rama në një mënyrë ose në një tjetër e paguan Bashën. Berisha është shumë i qartë kur thotë se Rama e ka blerë Bashën. Berisha është ofruar ta ndihmojë Ramën edhe në këto zgjedhje për hir të urrjetjes. Përballë Ramës kishim opozitë të frustruar. Basha në këto momente është ozurpatori moral i partisë , partia ka nevojë të jetë e çliruar nga humbja”, tha Lorenc Vangjeli në Log.

Analisti, Agim Baçi thotë se përgjegjës për humbjen e opozitës në zgjidhje është vetë Berisha dhe Basha.

“Basha Berisha janë të dy përgjegjës për humbjen. Këtu ka mospërfillje të gjërave, dëshira më e madhe e qeverisë është që qeveria mos ketë mërzitje”, tha analisti./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!