Humbja e kryepeshkopit/ Rama shpreh keqardhje: Uroj të prehet në paqe

schedule12:13 - 25 Janar, 2025

schedule 12:13 - 25 Janar, 2025

Fjalën e tij në 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjykatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama e nisi me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

“Më lejoni t’i bashkohem edhe unë shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe, ti përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë”.

Duke sjellë në vemendje bashkëjetesën fetare në Shqipëri, kreu i qeverisë e cilësoi bektashizmin, monument kulturor që duhet të mbrohet nga shteti.

“Është një vlerë e posaçme sepse nuk sheh dallim mes myslimanit dhe të krishterit. ka ndikuar në mbrojtjen kombëtare, në mësimin e gjuhës shqipe. Natyrisht, jo në mënyrë ekskluzive, por krah për krahë me komunitetit mysliman, ortodoks apo katolik. Nuk është vetëm një sekt fetare, por një dritë udhëzuese duke dhënë një mesazh largpamës. ajo ç’ka e bën të veçantë me këtë mesazh është që brenda largpamësisë ka dhe atdhedashuri”.

E për këtë thotë se qeveria që ai drejton do ti qëndrojë angazhimit që selisë së kryegjykatës botërore të Bektashinjve ti jepet një status i ngjashëm me atë të Vatikanit. Krijimi i një shteti bektashi sipas Ramës nuk do të përcajë komunitetet fetare.

“Historia e bektashinjve është thirrja imponuese për ti dhënë selisë së kryegjyshatës Botërore, përmes një statusi të ngjashëm me atë të Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, nuk do të vendosë në diskutim sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë se çfarë nuk dëgjon njeri nga shqipet dhe shqipot kur u shkon mendja të bëjnë ndonjë gjë të re apo të bëjnë ndonjë punë, që të tjerët se kanë bërë. Jo, Shqipëria është shtet unitar, nuk është shtet federal”.

Askush thotë Rama nuk asnjë arsye përse ti trembet kësaj embleme por ta shohë si detyrim për të mos e lënë bektashizmin të zhduket.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!