Policia e Vlorës u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë të cilët kishin humbur rrugën në kanionin e Gjipesë. Në njoftimin e policisë thuhet se ty shtetasit e huaj ishin duke eksploruar zonën turistike dhe në rrugën e kthimit kanë mbetur të bllokuar.
Pas dhënies së alarmit janë vënë në kërkim të tyre forcat e policisë dhe forcat zjarrfikës. Gjetja e tyre është bërë e mundur pas tre orë kërkimesh. Të dy turistët gjermanë nuk kanë pësuar lëndime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore./ABC News Albania 24/7