Humbi zgjedhjet presidenciale, dy alternativat për të ardhmen e Milo Gjukanoviç

schedule10:42 - 3 Prill, 2023

schedule 10:42 - 3 Prill, 2023

 

Milo Gjukanoviç u mposht bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, nga Jakov Milatoviç.

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku në një lidhje live nga Podgorica dhe se dy janë alternativat për të ardhmen politike të Milo Gjukanoviç.

Një prej tyre është të tërhiqet përfundimisht, por kjo për gazetaren ka pak mundësi të ndodhë, pasi ai ka qenë edhe disa herë të tjera në këtë situatë, por ka vendosur të rikthehet në fund.

Mundësia e dytë është të rikthehet në partinë e tij DPS, ta reformojë atë dhe të bëhet gati për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Nuk dihet akoma. Ka dy mundësi. Ose Gjukanoviç largohet përfundimisht nga politika, por që nuk e di nëse do të ndodhë pasi ka pasur edhe raste të tjera kur ai është bërë gati për këtë gjë dhe është rikthyer. Ndërkohë që mundësia e dytë është që ai të rikthehet partisë së tij DPS, ta reformojë partinë dhe të hyjë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Partia e tij nuk arriti të fitonte shumicën për të bërë qeverinë në 2020 edhe partia e tij doli parti i parë”, tha gazetarja.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!