Ngjarja tragjike e ndodhur dje në Bullgari, ku 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën pas djegies së autobusit dhe 7 të tjerë ndodhen në spital ka tronditur të gjithë.
Familjarët e viktimave tashmë ndodhen në bullgari dhe presin përgjigjet e ADN-së për të tërhequr trupat e familjarëve të tyre.
Në aksidentin tragjik në Bullgari, Asim Selami është na Koliçani, që jeton në Shkup, ka humbur të bijën dhe dhëndrin.
“Kemi ardhur sepse bija dhe dhëndri im kanë vdekur në aksident. Jemi për analizë ADN dhe duhet të shkojmë në mjekësinë ligjore”, ka treguar Selami, transmeton TV21.
Ka bërë të ditur se material të ADN-së i kanë marrë nipit, birit të të ndjerës në Shkup.
“Ne nuk na kanë marrë (material të ADN-së). I kanë marrë djalit, në Shkup”, tha Selami më tej.
Ndërkohë kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të së martës, në autostradën Struma, pas marrjes flakë të autobusit të “Besa trans”, vdiqën 46 persona dhe u lënduan 7 të tjerë. Udhëtarët ishin duke u kthyer në Shkup nga Stambolli – Turqia pas një ekskursioni 3 ditor./abcnews.al