Humbi tre të afërm, i mbijetuan katër, familjari nga Koliçani: Nuk po shikoj dot bashkëshorten

schedule09:40 - 24 Nëntor, 2021

schedule 09:40 - 24 Nëntor, 2021

Shtatë anëtarë të familjes së tij kanë qenë në autobusin e djegur  mëngjesin e së martës në Bullgari, ku katër prej tyre kanë shpëtuar ndërsa tre kanë humbur jetën.

Familjari Ali Selmani nga Koliçani i Shkupit që dje në mëngjes ndodhet në Bullgari, dhe kërkon që të shikojë bashkëshorten që ndodhet e shtruar në spital.

Ndërkohë ai thekson se nuk e kanë lejuar që të futet brenda, por vetëm i kanë informuar se janë mirë me shëndet dhe se kanë pësuar traumë.

“Apelojmë që procesi të përfundojë sa më shpejtë, sido që të jetë ai, sepse në Maqedoni po jetojmë në panjohuri. Sa më shpejtë që përfundon, aq më mirë është. Ne jemi këtu që dje, në mëngjes. Erdhëm që të shohim si janë të mbijetuarit, nuk kemi qasje. Mirë, ja, njoftojnë mjekët, thonë mirë janë, janë në traumë, por që t’i shohim, nuk mund t’i shohim”, tha Ali Selmani, bashkëshortë i njërës nga të lënduarit, transmeton TV21.