Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbi të gjithë familjen nga tërmeti, i mbijetuari i vetëm: Atë që po më bën varret e fëmijëve e kam mik me shpirt…

schedule18:27 - 13 Shtator, 2020

schedule 18:27 - 13 Shtator, 2020

Familja Cara ishte një nga të goditurat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën. Ai u nis menjëherë në Itali pasi u nxor nga rrënojat, ku qëndroi për më shumë se dy muaj dhe fatmirësisht arriti që të shpëtonte.

Pas tragjedisë ai ka gjetur guximin për të nisur jetën e re. “Nuk e thotë dot fjala falënderimin, se fjala është një mjet goje, transportues, që nxjerr atë që ndjen shpirti. Unë me të vërtetë jam i plagosur, por faleminderit qeverisë qendrore dhe pushtetit lokal”.

Albert Cara thotë se tani ka dy miq. “Zoti Edi Rama, i pari që më ka përcjellë për në Itali dhe ka mbajt kontakt me mjekët e mi në Itali për 3 muaj, më ka përcjellë në Rinas, më ka puthur në ballë dhe më tha mos u mërzit, ‘Zoti do ta bëjë mirë” dhe kishte rënë ngushtë kur do të ma thoshte fjalën e fundit, ta bënte zyrtare.

Kam edhe një mik tjetër, ai që po më bën varret e fëmijëve. Mik shtëpie, mik buke, mik me shpirt” shprehet ai. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!