Humbi rrugën në Malin e Dajtit, policia i vjen në ndihmë turistit gjerman

schedule21:54 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 21:54 - 9 Dhjetor, 2023

Policia i ka ardhur në ndihmë një shtetasi gjerman. Ky i fundit rreth pasdites, në Malin e Dajtit, duke eksploruar natyrën, ka humbur rrugën, në një zonë me terren të vështirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë turistit gjerman.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i tij, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al