Humbi prindërit në aksident, drejtori i Spitalit të Traumës tregon për ABC gjendjen e 3-vjeçares

schedule20:18 - 14 Janar, 2021

schedule 20:18 - 14 Janar, 2021

Drejtori i spitalit të Traumës në Tiranës Arben Zenelaj ka treguar për gazetaren Glidona Daci gjendjen e fëmijës 3-vjeç që mbeti e plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën e Kombit.

Ai është shprehur se aktualisht mjekët por bëjnë vlerësimin e gjendjes së saj pasi ka vetëm pak minuta që ajo ka mbërritur në spital. Aktualisht ajo arrin të marrë frymë pa nevojën e pajisjeve mjekësore. Po vijojnë ekzaminimet.

Burrë e grua dhe dy fëmijë, një prej tyre nipi i tyre kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit pasi automjeti i tyre tip “Citroen” është përplasur me një kamion që drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova me iniciale I.I.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Gjergj Figuri, se dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!