Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbi përballë Berishës, reagon për herë të parë Ibsen Elezi

schedule11:39 - 23 Maj, 2022

schedule 11:39 - 23 Maj, 2022

Ibsen Elezi humbi përballë Sali Berishës në garën për kryetar të PD-së.

Ai arriti të merrte vetëm 5.8% të votave, kundrejt 93.45% të votave që mori Berisha.

Ditën e sotme ai ka reaguar për herë të parë pas humbjes. Postimin në Facebook e ka nisur me një falënderim për të gjithë personat që e mbështetën në këtë garë.

Elezi shkruan se ata që presin të arrijnë diçka duke ju servilosur të tjerëve duhet të kuptojnë se nuk i shërbejnë dot vetes dhe jo më vendit.

Lexo edhe: Del rezultati final, sa vota mori Sali Berisha dhe Ibsen Elezi
“Falenderim !
Se pari per ata qe me inkurajuan dhe votuan, shumicen pa i takuar dhe as njohur.
Se dyti per ate pjese te medias, gazetaret dhe opinionistet qe me inkurajuan.
Se treti per stafin tim modest prej 4-personash qe perballoi keto 10 dite fushate te ngarkuar dhe gjithe vezhguesit qe ndoqen procesin e votimit.
Kujtese !
Per ata qe mendojne se do vijne dite me te mira duke ndejur ne kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetem do e kalojne ashtu ne pritje jeten e tyre, por rrezikojne edhe brezin qe vjen.
Ata qe presin te arrijne diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata qe presin se kur do vije dita e marrveshjes per ndarjen e karrikeve, duhet te kuptojne se nuk do i sherbejne dot as vetes dhe jo me te ardhmes se ketij vendi.
Ne themel te ecjes para eshte perballja me te keqen, aq me shume ne politike”, shkruan Elezi. 

Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri mori 93.45% të votave në të gjitha degët e partisë, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë.

Sali Berisha 40820 (93.45%).

Ibsen Elezi 2532 (5.8%).

Moren pjese 43680 demokratë.

Te pavlefshme 328 fletë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!