Del rezultati final, sa vota mori Sali Berisha dhe Ibsen Elezi

schedule22:13 - 22 Maj, 2022

schedule 22:13 - 22 Maj, 2022

Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike pas 9 vitesh.

Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri mori 93.45% të votave në të gjitha degët e partisë, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë.

Sali Berisha 40820 (93.45%).

Ibsen Elezi 2532 (5.8%).

Moren pjese 43680 demokratë.

Te pavlefshme 328 fletë.

Gazetari i Abc.news.al, Juxhin Mustafaraj bën me dije se ish-kryeministri pas përfundimit të numërimit është nisur drejt selisë blu. Simpatizantë të shumtë po presin mbërritjen e Berishës, i cili në një deklaratë për mediet pritet të shpallë fitoren.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe u mbyll në orën 20:00, dy orë më vonë nga orari i parashikuar për shkak të kërkesave të larta në degë.

Sali Berisha filloi betejën për të rimarrë PD-në në shtator të vitit 2021, pas vendimit të kryetarit të PD aso kohe Lulzim Basha për ta pezulluar nga Grupi Parlamentar.

Pas shpalljes “non grata” nga DASH, Lulzim Basha vendosi që më 9 shtator, 1 ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar të pezullonte Berishën nga Grupi i PD-së.

Megjithatë do të jetë Gjykata e Apelit ajo që do të thotë fjalën e fundit, pasi “vula” e partisë ndodhet ende në Apel. Nëse gjyqtarja Blerina Muça do të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, atëherë Berisha do të jetë kryetar legjitim i PD-së/abcnews.al/