Humbi penalltinë e fundit dhe eliminoi Francën, flet Kylian Mbappe

schedule09:57 - 29 Qershor, 2021

schedule 09:57 - 29 Qershor, 2021

Mbrëmjen e djeshme Franca nuk ia doli të fitojë ndaj Zvicrës dhe përfundoi e mundur me penallti 5-4, pasi e gjithë ndeshja u mbyll me shifrat 3-3. Përgjegjësi të madhe në këtë disfatë të rëndë mban edhe Kylian Mbappe, i cili humbi penalltinë, që i dha kualifikimin Zvicrës.

Direkt pas ndeshjes ai la fushën i zhgënjyer dhe nuk foli për asnjë medie. Gjithsesi nuk vendosi të qëndrojë në heshtje, por i tha fjalët e tij pas ndeshjes në një postim në Twitter. U kërkon falje të gjithëve dhe shprehet se do kthehet me i fortë.

POSTIMI I MBAPPE – “Shumë e vështirë për të kthyer faqen. Trishtimi është i pamsë pas këtij eliminimi, nuk mundëm ta arrinim qëllimin tonë. Më vjen shumë keq për atë penallti. Doja të ndihmoja ekipin, por dështova. Do e kem shumë të vështirë të fle gjumë, por fatkeqësisht këto janë risqet e këtij sporti, të cilin e dua shumë.

E di që ju (drejtuar tifozëve) jeni të zhgënjyer, gjithsesi doja t’ju falënderoja për mbështetjen tuaj dhe që gjithmonë keni besuar te ne. Gjëja më e rëndësishme tani do jetë të ngrihem më i fortë për vitet e ardhshme. Urime dhe fat të mbarë Zvicrës!” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!