Humbi në Llogora, turisti francez shpëton veten, gjen rrugën gjatë natës

schedule07:57 - 27 Maj, 2022

schedule 07:57 - 27 Maj, 2022

Turisti francez i cili mbrëmjen e djeshme u deklarua i humbur nga një koleg i tij (ky kolegu njoftoj policinë duke i dhënë dhe koordinatat), gjatë orëve të natës kishte mundur të shpëtonte vetë, dhe të dilte nga zona që kishte dhënë njoftimin.

Policia e Orikumit ka bërë kontrolle gjatë gjithë natës në koordinatat që kishin marrë se ndodhej qytetari francez por nuk kishte gjet asnjë shenjë. Duke parë që nuk kishte asnjë mundësi informacioni pasi nuk kishte valë në atë zonë që ndodhej francezi që deri më tani nuk bëhet e ditur mosha dhe emri, ka mundur që të dalë vetë në zonën e Llogorasë gjatë natës.

Policia e Orikumit dhe ADZM kishin vetëm koordinatat se ku mund të ndodhej. Nuk është e para herë që turist kryesisht të huaj të humbin rrugën dukë ngjitur malet e jugut të vendit apo duke ecur nëpër shtigjet pyjore.

/abcnews.al