Humbi kontrollin e motorit e u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari shqiptar në Greqi

schedule09:49 - 21 Shtator, 2021

schedule 09:49 - 21 Shtator, 2021

Një i ri shqiptar bashkë me një shokun e tij grek ka humbur jetën pas një aksidenti që pësuan ndërsa udhëtonin me motor.

Mediat në Greqi raportojnë se 21-vjeçari Erdi Rushitaj së bashku me shokun e tij 17-vjeçar Mateos Karagiannakis humbën jetën pas aksidentit në ishullin e Kretës.

Lexo edhe: I riu humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, e motra: Do ta sjellim në Shqipëri, të prehet pranë babait

Dy të rinjtë po udhëtonin me motorin që drejtohej nga i riu shqiptar por më pas Rushitaj humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë dritash në anë të rrugës. 21-vjeçari shqiptar humbi jetën në vend ndërsa 17-vjeçari ndërroi jetë pasi u transportuar në spital.

Në vendin ku ndodhi ngjarja, miq e të afërm të të rinjve kanë vendosur lule e kanë ndezur qirinj. /abcnews.al/