Humbi kontrollin e automjetit e përfundoi në Osum, fund tragjik për nënën dhe fëmijën 6 vjeç në Berat

schedule14:48 - 27 Qershor, 2022

schedule 14:48 - 27 Qershor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në Berat. Nënë e bir kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Osum. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”.

Drejtuesja e mjetit, K. Xh., ka humbur kontrollin e automjetit tip “Benz” dhe për pasojë ka rënë në lumë. Për pasojë, ajo dhe fëmija i saj, 6 vjeç nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Po hetohen shkaqet e aksidentit, ndërsa bëhet e ditur se fëmija kishte pasur vigon në dore, duke ngritur kështu dyshimet se e ëma ishte duke nxituar për ta dërguar në spital. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin aksidente te tilla në këtë rrugë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!