Humbi jetën nga goditjet barbare, këta janë 12 të arrestuarit për vrasjen e 19-vjeçarit në Greqi

schedule22:57 - 3 Mars, 2022

schedule 22:57 - 3 Mars, 2022

Policia në Greqi ka nxjerrë sot, me urdhër përkatës të Prokurorisë së Selanikut, të dhënat e identitetit dhe fotot e 12 të rinjve që janë arrestuar për rastin e vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos më 1 shkurt.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Charilaou në Selanik. Më herët gjatë ditës së sotme u publikuan edhe të dhënat e raportit të autopsisë të 19-vjeçarit. Sipas asaj që thuhet në raport, Alkis u sulmua nga një grup dhe më pas u transferua në Papanikolaou, ku u shpall i vdekur.

Raporti shumëfaqësh i mjekësisë ligjore është tronditës për brutalitetin e goditjeve ndaj 19-vjeçarit. Raportohet se ai ka gjetur vdekjen nga plagët e shumta që ka marrë pasi është goditur në mënyrë barbare.

Po ashtu, është dalë në përfundimin se në trupin dhe organet e tij janë evidentuar 28 gjetje të ndryshme, të cilat mbështesin përfundimin se, edhe nëse goditja me kosë nuk do të kishte gjetur arterien femorale, Alkisi fatkeq do të kishte humbur jetën nga goditjet e tjera.

 “Vdekja e tij vjen si pasojë e lëndimeve vdekjeprurëse në ekstremitetet e poshtme dhe dëmtimeve kraniocerebrale”, përfundon raporti.

Ndërsa 12 të arrestuarit janë:

Aleksandro Gega:

Gerald Kambo:


Roxhers Demirazi:





Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!