Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku një 55 vjeçar i cili kishte ndërruar jetë muajin e kaluar nga Covid ishte shpallur fitues.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një kandidat për Kongresin në Dakotën e Veriut, ka fituar në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA. Republikani David Andahl vdiq në moshën 55-vjeçare, por u zgjodh për të përfaqësuar distriktin e 8 në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti
Nëna e tij deklaronte disa javë më parë se djali i saj ishte shumë i kujdesshëm për pandeminë dhe mezi priste të fitonte në zgjedhje.
“Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj vendit të tij, donte të përmirësonte gjërat për fermerët sidomos dhe industrinë e qymyrgurit”, shprehej e ëma e Andahl.
Ndërkohë Dakota e Veriut ka regjistruar një rritje dramatike të rasteve gjatë muajit të fundit – tani kryeson vendin në numrin e rasteve të reja për 100,000 persona.
Andahl dhe një tjetër republikan fituan dy vendet për përfaqësuesit e shtetit nga rrethi i tetë i Dakotës Veriore, me Andahl që mori gati 36 për qind të votave./abcnews.al