Humbi jetën nga Covid, 28-vjeçarja nga Elbasani solli në jetë fëmijën përpara kohe

schedule13:52 - 22 Shkurt, 2021

schedule 13:52 - 22 Shkurt, 2021

Një 28-vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë sot si pasojë e koronavirusit. Mësohet se e reja ishte shtatzënë dhe për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët janë detyruar që të nxjerrin foshnjën me ndërhyrje cezariane, edhe pse në muajin e shtatë.

Gruaja nuk ka mundur të mbijetojë, por fëmija gëzon shëndet të plotë. Burime bëjnë të ditur për gazetarin Aldo Kozarja se 28-vjeçarja ndërroi jetë në një prej spitaleve COVID në kryeqytet.

Ajo ndodhej e shtruar prej disa ditësh dhe nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!