Viktima në punë e një ditë më parë në Shëngjin ishte i pasiguruar dhe po punonte në një shtesë pa leje. Sipas burimeve, punëtori ka qenë duke ngjitur vinçin i cili është shkëputur dhe ka marre me vete edhe Emilian Frrokun dhe ka rënë poshtë bashkë me të.
Objekti ishte në ndërtim e sipër, por sipas burimeve kati i 9-të dhe i 10-të po ndërtoheshin pa leje.
Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kerkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet për të parë veprimet e IVMT, IKMT dhe Policisë së Shtetit për këtë ndërtim.
Sipas Inspektoriatit të Punës, i riu që humbi jetën ishte i pasiguruar ndërsa nuk bëhen publike se kush ishte firma me të cilën punonte viktima./abcnews.al