Humbi jetën në lule të rinisë, ky është një nga 4 viktimat e aksidentit në Thumanë, dëshmitari: Zjarrfikësit i nxorën me gurë fresibël

schedule09:37 - 6 Mars, 2022

schedule 09:37 - 6 Mars, 2022

Ky që shihni në foto është 20-vjeçari nga Hasi, Shkumbin Brati i cili humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur pak pas mesnate në aksion Fushë Krujë – Milot. Të afërmit e viktimës kanë konfirmuar lajmin tragjik duke u shprehur se ai humbi jetën në lule të rinisë.

Nga aksidenti tragjik humbën jetën edhe Almenia Karaj 16-vjeçe, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

Ndërkohë një dëshmitar që ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë u shpreh për ABC se aksidenti ka qenë aq i fortë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat.

“Kanë qenë dy makina. Ka ndodhur rreth orës 1. Kam qenë aty dhe isha në aksident. Roje isha. Cfarë të shikoje njëri nuk i kishte këmbët. Policia erdhi shpejtë i kanë prerë me fresibël makinat. Nuk njiheshin për njerëz ashtu ishin bërë.”  ka thënë dëshmitari.

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi., 30 vjeç.


Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati., 20 vjeç, dhe Almenia Karaj16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.

Gjithashtu, është dëmtuar R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!