Familjarët e Lear Kurtit kanë tërhequr trupin e tij të pajetë nga morgu. 32-vjeçari humbi jetën pasi u shoqërua nga policia në komisariat mbrëmjen e djeshme.
Lexo edhe: Vdekja e të riut në duart e policisë, familjarët reagojnë në ABC: Nuk na lejojnë të shohim djalin
Atij i ishte bërë thirrje të ndalonte për kontroll të dokumenteve, por Kurti i ishte larguar policisë vetëm për t’u kapur më pas në rrugën “Don Bosko”.
Gjatë shoqërimit në komisariat gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur dhe është dërguar për në spital me makinën e policisë.
Lexo edhe: FOTO/ Ky është i riu që vdiq në duart e policisë së Tiranës, spitali i Traumës: E sollën të pajetë
Këta të fundit thanë se 32-vjeçari ndërroi jetë në tek Trauma, deklaratë që më vonë u përgënjeshtrua nga vetë spitali.
“Pacienti me iniciale L.K. ka ardhur pa shenja jete ne spital. Ne raste te tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe me pas procedura per ekspertizen mjekoligjore ndiqet prej tyre”, ka bërë me dije Spitali i Traumës.
Tashmë pritet një përgjigje e ekspertizës për të mësuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës, teksa aludimet kanë qenë të shumta, nga kriza epileptike e deri tek dhuna e ushtruar ndaj tij nga efektivët. /abcnews.al