Britney Spears po kalon një periudhë të vështirë pas abortit që pësoi vetëm pak kohë pasi zbuloi se ishte në pritje të ëmbël. Këngëtarja e njohur, e cila do të bëhej nënë për herë të tretë, po përdor muzikën si një “arratisje” nga gjithë kjo që po kalon.
Ylli i muzikës pop postoi së fundmi një video në Instagram, ku shihej duke kërcyer nën ritmet e këngës së famshme të Beyonce-s, Halo. Krahas videos, ajo shkruante se muzika po e ndihmon shumë me këtë moment që po kalon në jetën e saj.
Kujtojmë që në fundjavë, Spears dhe partneri i saj, Sam Asghari njoftuan përmes një deklarate për mediat se kishin humbur fëmijën që po prisnin. “Me pikëllimin tonë më të thellë njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë të mrekullueshëm në fillim të shtatzënisë”, thanë ata.
/abcnews.al