Policia ka shpëtuar 5 turistë nga Gjermania që mbetën të bllokuar në mal në fshatin Përcëllesh. Mësohet se ata kishin humbur rrugën dhe mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit, për shkak të terrenit.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, i vijnë në ndihmë 5 turistëve nga Gjermania, të cilët kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qarkullim me automjet.
Sot rreth orës 08:00, është marrë njoftim se 5 turistë nga Gjermania, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Përcëllesh, dhe si pasojë kishin mbetur të bllokuar, me automjetin e tyre, për shkak të terrenit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë organizuar punën dhe iu kanë shkuar në ndihmë turistëve.
Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.
Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./abcnews.al