Humbën jetën nënë e bijë, gazeta zviceriane shkruan për familjen që u shua nga tërmeti

schedule15:25 - 27 Nëntor, 2019

schedule 15:25 - 27 Nëntor, 2019

Tërmeti i rëndë që goditi Shqipërinë, duke shënuar viktima është raportuar në të gjitha mediat botërore.

Gazeta zvicerane Blick ka shkruar sot për një nga ngjarjet më tragjike të tërmetit, atë të vdekjes së nënës 30-vjeçare, e cila humbi jetën në spital pasi u nxorr nga rrënojat, ndërkohë që më herët kishte humbur edhe vajzën 8-vjeçare.

Diena Karanxha e cila ishte një personazh i njohur i artit, u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. Ajo u dërgua në spital por dje në mbrëmje u njoftua vdekja e saj.

Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më herët, Renea kishte nxjerrë edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.

Ndërkohë, familja Karanxha ka pësuar një tragjedi të madhe, duke qenë se pak kohë më parë Diena kishte humbur bashkëshortin.

Artikulli i gazetës zvicerane Blick:

“Tërmeti shkatërroi një pallat me gjashtë kate në Durrës, ku jetonte Diena Meçaj Karanxha (30) dhe e bija, Esiela (8). Teksa ekipet e shpëtimit e gjetën vogëlushen të vdekur, ata e nxorën mamanë e re nga rrënojat të gjallë pas dy orësh.

Për 14 orë ajo qëndroi e plagosur rëndë në rrënoja. Diena Karanxha u dërgua në spital, por humbi jetën aty.

Ajo ndoqi kështu burrin e saj dhe babanë e Esielës. Karanxha e humbi burrin në vitin 2015 dhe jetonte vetëm me të bijën e vogël në pallat.

Në një postim në FB në vitin 2015, ajo vajtonte humbjen e burrit, të cilin e quante me dashuri Dori: “Falenderoj Zotin çdo ditë për fatin që pata. Por jeta na vendos përpara provave të vështira”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!