Humb kontaktet prej 6 ditësh, familjarët në kërkim të 63 vjeçarit në Dibër

schedule13:14 - 10 Maj, 2020

schedule 13:14 - 10 Maj, 2020

Një 63 vjeçar prej 6 ditësh ka humbur kontaktet me familjarët e tij, të cilët dyshojnë se është mbytur në ujërat e lumit Drin.

Burime për Abc News bëjnë me dije se shtetasi Sefedin Lleshi rreth 63 vjeç, nga fshati Rreth – Kale i njësisë administrative Muhurr në Dibërë prej 6 ditësh familjarët dhe banorët e zonës po kërkojnë brigjet e drinit deri në afërsi të Kukësit por nuk kanë mundur ta gjejnë trupin.

Ndërkohë familjarët për të gjetur  trupin e 63 vjeçarit kanë kërkuar ndihmën e policisë të cilët janë angazhuar një ditë dhe më pas kanë lënë kërkimet.

Familjarët  tashmë kërkojnë dhe presin ndërhyrjen e një ekipi palumbarësh për të gjetur trupin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!