Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në New Jersey pesë ditë pasi kishte shkuar në Amerikë me familjen.
Elios Xhemollari, 12 vjeç, u përplas nga një kamion teksa po i jepte biçikletës në zonën Garfield, ndërsa mësohet se i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se familja e 12-vjeçarit kishte vetëm 5 ditë që ishte transferuar në New Jersey për të filluar një jetë të re në vendin përtej oqeanit, ndërsa Xhemollari ishte në proces regjistrimi në një shkollë në qytet.
Kamioni që përplasi adoleshentin shqiptar drejtohej nga një 43-vjeçar nga New Jersey. Mësohet se shoferi po bashkëpunon me autoritetet në lidhje me hetimet. Deri më tani nuk është lëshuar asnjë akuzë ndaj 43-vjeçarit./abcnews.al