Humb jetën punonjësi i pastrimit në kampin e Manzës, e shtypi makineria

schedule14:25 - 11 Korrik, 2022

schedule 14:25 - 11 Korrik, 2022

Një 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Mësohet se Shaban Teni, punonjës i pastrimit ka përfunduar brenda makinerisë që mbledh plehrat në kamp dhe është copëtuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme. Sipas dëshmisë se kolegeve të tij, makineria në një moment është bllokuar dhe teksa ai po tentonte ta zhbllokonte aksidentalisht ka lëvizur levën dhe makineria e ka tërhequr brenda duke e coptuar.

Njoftimi i policisë: 

Manzë

Në Manzë, shtetasi Sh. C., 64 vjeç, banues në Sukth, Durrës, duke grumbulluar mbeturinat me makinën e pastrimit, tek kampi MEK, aksidentalisht ka dëmtuar rëndë dorën.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Sh.C, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!