Një 22-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në shtëpi, në Kretë të Greqisë. I riu u gjet në mëngjes nga shoku i tij.
22-vjeçari, me origjinë shqiptare, kishte ardhur nga Rodoja. Sipas mediave greke, ai humbi jetën gjatë natës, dhe në orët e para të mëngjesit, kur shoku i tij u zgjua, zbuloi se 22-vjeçari nuk po merrte fryme dhe lajmëroi menjëherë ambulancën.
Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë për të rii, pasi kishte humbur jetën. Trupi i tij u dërgua në morg për autopsi dhe do të jetë kjo e fundit e cila do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.
22-vjeçari kohët e fundit ishte liruar nga burgu dhe kishte ardhur në Kretë, si mysafir te mikut i tij nga Kreta. /abcnews.al