Ndërron jetë nga koronavirusi një 67-vjeçar nga Pogradeci. Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj i moshuari ishte i shtruar në infektiv në spitalin e Pogradecit pasi kishte shfaqur shenja të Covid.
Gjendja e tij është rënduar dhe ka ndërruar jetë. Mësohet se 67-vjeçarit i ishte marrë tamponi sot nga stafi mjekësor teksa pas gjendjes së renduar i sëmuri nuk mundi të mbijetonte.
LEXO EDHE: Rekordet s’kanë të ndalur! 786 raste të reja me Covid-19 dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit
Situata e pandemisë në vend nuk po gjen përmirësim. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot një shifër rekord viktimash dhe të infektuarish.
Në 24 orët e fundit sipas të dhënave janë konfirmuar 786 raste të reja dhe 11 humbje jete. g.v//abcnews.al