Humb jetën nga COVID-19 Gonxhe Rexhepi, Berati shënon numrin më të lartë pas Tiranës

schedule16:31 - 12 Korrik, 2020

schedule 16:31 - 12 Korrik, 2020

Shkodra në zi. Covid-19 i mori jetën Gonxhe Rexhepit, ish volejbollistes së Vllaznisë. 57-vjeçarja prej 10 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo nuk fitoi dot betejën me virusin dhe mbylli sytë.  Në Shkodër që prej muajit mars kanë humbur jetën për shkak të koornavirusit, 15 persona. Të infektuarit e rinj me koronavirus veç kryeqytetit janë konfirmuar pothuajse në të gjitha qytete e vendit.

Pas Tiranës për herë të parë Berati ka shënuar një numër shumë të lartë të prekurish të rinj. 12 persona rezultuan pozitiv. Dy prej tyre vatra të reja, një prej tyre punonjëse fasonerie. Ajo rezultoi pozitive pak ditë pasi ishte shtruar në spitalin e Beratit rezultoi pozitive.

Ndërsa është infektuar dhe një punonjëse e qendrës rezidenciale të fëmijëve me aftësi ndryshe. Ende nuk dihet se si mund të jetë infektuar punonjësja dhe ka infektuar fëmijët apo personelin e qendrës. Ndërsa 12 persona janë vetë-karantinuar.

Gjithashtu ka nisur hetimi epidemiologjik dhe ju janë marrë tamponë disa personave që punonin me të. Ndërkaq 6 të infektuarit nga Durrësi, 4 nga Shkodra dhe 4 nga Elbasani janë familjarë të konfirmuarve të ditëve të kaluara.

Në Vlorë konfirmohen 4 persona të prekur me Covid-19. Në këtë qytet sipas informacioneve ata janë raste kontakti të të konfirmuarve të mëparshëm.

Ndërkaq dhe në qarkun Gjirokastër vazhdon zinxhiri i të infektuarve.

Në rang qarku Gjirokastra shënon 25 raste. Ndërkohë në Përmet dy rastet janë kontakte të arkëtareve të OSHEE, ndërsa në Gjirokastër është regjistruar 1 i prekur kontakt i pedagoges së Ekonomikut në Universitetin “Eqerem Çabej”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!