Një 36-vjeçar shqiptar i burgosur në Greqi ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikala.
Mediat greke raportojnë se 36-vjeçari shqiptar është rrëzuar papritur mbrëmjen e shkuar në qeli. Ai është dërguar me ambulancë në spitalin e Trikalla, por mjekët nuk kanë bërë asgjë, veçse e konfirmuan të vdekur.
“Protothema” shkruan se vdekja e të burgosurit mund të ketë ardhur për shkaqe patologjike. Ndërkaq, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcakojë qartë shkaqet. /abcnews.al