Në Kroaci është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi. Mediat bëjnë me dije se viktima është një 74-vjeçar nga Zagrebi, i cili ka ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, i cili ka qenë në respirator ditët e fundit për shkak të koronavirusit.
Drejtoresha e spitalit Alemka Markotiç tha sot në një konferencë për shtyp se një nga pacientët e saj me frymëmarrje ishte në gjendje kritike.
Kjo është viktima e dytë e koronavirusit në Kroaci, ku deri më tash gjithsej 481 njerëz janë sëmurë dhe 22 janë shëruar./abcnews.al