Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi ka humbur jetën një 58 vjeçare duke e çuar në 182 numrin e viktimave nga koronavirusi.
Viktima mësohet se ka humbur jetën në spitalin e Alexandroupolis, ku ndodhej e shtruar nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, asgjë nuk shkoi me sukses. 58-vjeçarja vuante nga diabeti dhe kishte probleme kardiovaskulare dhe pneumoni.
Ndërkohë deri më tani numri i të prekurve me koronavirus është 2 997 persona./abcnews.al