Humb jetën 43-vjeçari në Vaun e Dejës, punonte në fabrikën e të afërmve të kryetarit të Bashkisë

schedule16:16 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 16:16 - 8 Dhjetor, 2020

Një punonjës ka ndërruar jetë sot në ambientet e firmës “Mare Adriatik” që drejtohet nga të afërm të Kryetarit të Bashkisë, Vau Dejes, Mark Babani në fshatin Shelqet.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se Ilirjan Doçi, 43-vjeç është aksidentuar në punë. Po ashtu, mësohet se 43-vjeçari është aksidentuar, nga një portë elektronike e fabrikës së peshkut “Mare Adriatik”.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia e Shkodrës bën të ditur se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale por po vijon hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!