Aktori i njohur, Paul Ritter ka humbur betejën me tumorin në tru.
54-vjeçari që u bë i famshëm nga pjesëmarrja te Harry Potter dhe Half-Blood Prince, vdiq në shtëpinë, ku jetonte me gruan dhe dy djemtë e tij.
Sipas The Guardian, bashkëpunëtorët e aktorit u shprehën të pikëlluar për humbjen e tij, ndërsa e vlerësuan lart figurën e Ritter.
Ritter ishte gjithashtu një aktor i talentuar i skenës dhe ishte nominuar për një çmim Olivier më 2006 për interpretimin e tij në Coram Boy dhe për një çmim Tony për rolin e tij më 2009 në Conquests Norman./abcnews.al