Hueyda El Saied do të mbushte 47 vjeç, partneri bën dedikimin prekës: 16 Marsi do të jetë festa jonë

schedule12:18 - 16 Mars, 2022

schedule 12:18 - 16 Mars, 2022

Kanë kaluar muaj që nga koha kur Hueyda El Saied u nda nga jeta dhe partneri i saj e kujton gjithmonë. Balerina e famshme ndërroi jetë në moshën 46 vjeçare pasi vuante nga kanceri i gjirit. Sot ajo do të mbushte 47 vjeç, dhe bashkëshorti i saj, Thirry ka bërë një postim prekës.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. 16 Marsi do të jetë përgjithmonë festa jonë kombëtare!! Gabriel&Thierry”, ka shkruar Thierry krahas një video që ka ndarë me disa foto të Hueydës. Thierry i ka dhënë një premtim që do të kujdeset gjithmonë për Gabrielin, të cilin e birësoi para se balerina të vdiste.

“Unë ndjehem shumë mirë për Gabrielin, sepse ai është shumë i fortë dhe është djali im tani. I bëra një premtim Hueydës për tu kujdesur dhe për të qenë babai më i mirë për Gabrielin. Unë do të jem aty për të gjatë gjithë jetës sime”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!