Pavarësisht se interesohen prej shumë kohësh për kartonin e “yllit” portugez të mbrojtjes, Joao Cancelo, “katalanasit” e Barcelona dërguan ofertën e parë zyrtare vetëm orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, që sapo lamë pas.
“Blaugranat” arritën pas shumë “vuajtjesh” të përpilonin një ofertë zyrtare për 29-vjeçar, ku ndryshe nga çfarë pritej, kampionët e La Liga kërkojnë vetëm huazimin sezonal të portguezit, duke paguar rrogën e plotë të lojtari, por pa obligim blerjeje.
Tanimë, na mbetet veçse të presim zhvillimit e orëve të fundit të merkatos, për të mësuar nëse, “qytetarët” e Manchester City do ta lënë portugezin të transferohet në “Camp Nou”, apo do t’i bashkohet kampionëve të Anglisë për të vazhduar sezonin 2023-2024. /i.m /abcnews.al