Cengiz Under zyrtarisht është lojtar i Marseille. Mesfushori me tipare sulmuesi është dhënë në huazim nga Roma, por në marrëveshje ka një klauzolë që i detyron francezët ta blejnë për 8.4 milion euro.
Që kjo klauzolë të kthehet detyruese duhet të plotësohen disa kushte, që nuk bëhen publike. Për huazimin Marseille do të paguajë maksimalisht deri në 500 mijë euro.
?
Cengiz Under has joined @OM_English on an initial loan deal.
Good luck, @cengizunder! #ASRoma pic.twitter.com/6iYYcvXkiS
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 4, 2021
Një tjetër detaj i marrëveshjes është se Roma, edhe në rast se Marseille do ta blejë mesfushorin turk, do të ruajë 20 për qind të kartonit, që u jep mundësinë të përfitojnë në të ardhmen nëse francezët e shesin atë. /abcnews.al