Bordi i heq edhe një 3 lekësh çmimit të naftës, por rrit benzinën

schedule13:10 - 23 Qershor, 2022

schedule 13:10 - 23 Qershor, 2022

Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë me vetëm 3 lekë për litër çmimin e naftës. Konkretisht nga vendimi i fundit i marrë një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë.

Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të ë jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.

Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve:

258 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
239 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

Çmimet e miratuara janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

Efektet e këtij vendimi fillojnë datë 23.06.2022, ora 18.00, deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Këto cmime janë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit dhe ndryshojnë bazuar në efektet e ndryshimit të çmimeve të Bursës për nënproduktet benzine dhe gazoil dhe ndryshimeve të kursit të këmbimit të Dollarit Amerikan./abcnews.al/