U aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës, humb jetën 17-vjeçari

schedule08:01 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 08:01 - 22 Dhjetor, 2022

Ka ndërruar jetë  gjatë natës në spital 17-vjeçari që u përplas ditën e djeshme me makinë nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Elio Hamiti  u dërgua dje në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e  lëndimeve të rënda trupore që mori gjatë përplasjes.

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se i riu ka ndërruar jetë gjatë natës.

Ndërkohë Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Në dëshminë e tij të parë, Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur  përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët pasi hetuan ngjarjen, shoqëruar ish-kryebashkiakun në komisariat.

Njoftimi i Policisë 

Vlorë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

/.abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!